GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Top 4 mesazhet e Escobar në intervistën e fundit

22/09/2023
në Ballina
Koha e leximit:3 mins read
Top 4 mesazhet e Escobar në intervistën e fundit
Share on FacebookShare on Twitter

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, në intervistën e dytë brenda pak ditësh pas dështimit të negociatave Kurti – Vuçiq në Bruksel, jep disa mesazhe të prera për Qeverinë e Kosovës.

Ai thotë se përveç dialogut, ‘nuk ka alternativë tjetër’ dhe siguron se ‘Asociacioni i komunave serbe, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën’, përcjell Periskopi nga intervista e z.Escobar për Radion Evropa e Lirë.

Më poshtë, top katër mesazhet e Escobar:

Radio Evropa e Lirë: Z. Escobar, më lejoni të filloj me dialogun Serbi-Kosovë. Çfarë shihni si rrugëdalje nga ngërçi i dialogut Serbi-Kosovë?

Gabriel Escobar: Shikoni, në këtë moment nuk ka alternativë përveç dialogut. Pra, e rëndësishmja për të dyja palët është që të vazhdojnë t’i përmbahen dialogut. Tani, jam i sigurt që e keni parë deklaratën e z. Borrell [Josep]. Ne, vërtet, po i bëjmë thirrje palës së Kosovës që të jetë më konstruktive. Dhe, më duhet të them që jam pak i shqetësuar nga mesazhet që vijnë nga Prishtina. Unë kam punuar me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian [Miroslav Lajçak]. Unë nuk shoh asnjë dëshmi njëanshmërie. Unë nuk shoh asnjë dëshmi për marrëveshje të fshehtë në punën për të çuar përpara interesin e Serbisë në këtë.

Ajo çfarë po përpiqemi të bëjmë, ajo që po përpiqet të bëjë BE-ja është krijimi i kushteve për normalizim dhe, gjithashtu, për harmonizimin për integrim në Bashkimin Evropian në të njëjtën kohë. Pra, mendoj se përgjigjja është që të dyja palët t’i dyfishojnë përpjekjet, por pala kosovare të tregojë më shumë pragmatizëm dhe më shumë realizëm në qasjen e saj ndaj Bashkimit Evropian.

Radio Evropa e Lirë: Pra, a mendoni se mund të ketë masa shtesë ndaj të dyja palëve nëse nuk ecin përpara me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të saj? A po shqyrton SHBA-ja masa të mundshme ndaj të dyja palëve, në atë rast?

Gabriel Escobar: Nuk do të thosha masa. Do të thosha pasoja. Tani, ju them se pasojat, me të cilat ballafaqohet Kosova, është se nëse ata refuzojnë të angazhohen me Bashkimin Evropian, Bashkimi Evropian nuk do të angazhohet për ndihmë shtesë dhe masa shtesë për integrim.

Shikoni, unë mendoj se këto masa janë duke pasur ndikim në Kosovë dhe në ekonominë e Kosovës. Shpresoj që të paktën në mënyrë bilaterale, Shtetet e Bashkuara të mund të punojnë me Kosovën për të gjetur një mënyrë për t’i hequr ato masa në vitin 2024. Kështu që, ne do të vazhdojmë të punojmë me Kosovën për ta afruar me Bashkimin Evropian. Por, ne do të kishim dëshirë të shihnim një vullnet politik dhe lëvizje në atë drejtim, gjithashtu.

Radio Evropa e Lirë: A ka një afat për këtë?

Gabriel Escobar: Jo, jo… Kjo është për keqardhje. Pra, dua të them, këto masa janë të pacaktuara derisa të ketë një lëvizje drejt progresit si në [Marrëveshjen e] Ohrit, ashtu edhe në një plan shtensionimi.

Radio Evropa e Lirë: A janë SHBA-ja dhe BE-ja në të njëjtën linjë kur bëhet fjalë për atë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese? Po e bëj këtë pyetje sepse zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk pranoi sot shprehimisht seqëndrimi i BE-së është se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të merret parasysh gjatë themelimit të Asociacionit.

Gabriel Escobar: E kemi thënë vazhdimisht se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të krijojë probleme brenda Kosovës për funksionalizim, duhet të jenë në përputhje me Kodin e saj ligjor, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Pra, brenda kësaj, unë ende mendoj se ka një kapacitet të madh për t’i lejuar serbët të menaxhojnë shërbimet e tyre komunale në një mënyrë që u përshtatet më së miri qytetarëve të tyre, pa u bërë Republikë Sërpska.

Ne e kemi adresuar atë në mënyrë të përsëritur. Dhe, jam i zhgënjyer që ajo pikë bisede vazhdon të ngrihet – se kjo do të jetë Republika Sërpska. Nuk do të bëhet [një Republikë Sërpska]. Me të vërtetë bëhet fjalë për autoritete komunale që bëjnë atë që komunat tashmë e bëjnë në gjuhën serbe.

Tags: escobarkurtiPrishtinaQeveria
ShareTweetShare
Previous Post

Zhvillime në Therandë: Kryetari Bali Muharremaj të dielën e kaluar për pak sa nuk kaloi në Vetëvendosje

Next Post

Superiore/ Derbi kryeqytetas në “Elbasan Arena”, ja dy sfidat e së premtes

Next Post
Superiore/ Derbi kryeqytetas në “Elbasan Arena”, ja dy sfidat e së premtes

Superiore/ Derbi kryeqytetas në “Elbasan Arena”, ja dy sfidat e së premtes

Lajmet e fundit

Lutfi Haziri shpall kandidaturën: Do të jem kandidat për kryetar të Gjilanit

Zyrtare: Lutfi Haziri nuk do kandidoj për Kryetar të Gjilanit

23/05/2025
Arsimtari i muzikës, vëllai i Sekretarit të MKRS-së transferohet në Bibliotekën Kombëtare

Arsimtari i muzikës, vëllai i Sekretarit të MKRS-së transferohet në Bibliotekën Kombëtare

23/05/2025
Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator

Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator

23/05/2025
Veton Elshani shpallet qytetar nderi i Mitrovicës Veriore

Veton Elshani shpallet qytetar nderi i Mitrovicës Veriore

23/05/2025
Festimet e maturantëve në veri – Elshani: Kishte provokime por policia qetësoi situatën

Festimet e maturantëve në veri – Elshani: Kishte provokime por policia qetësoi situatën

23/05/2025
Bordi i ZRrE-së dhe shefat e ndërmarrjeve diskutojnë për liberalizimin e tregut të enërgjisë

Bordi i ZRrE-së dhe shefat e ndërmarrjeve diskutojnë për liberalizimin e tregut të enërgjisë

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Lutfi Haziri shpall kandidaturën: Do të jem kandidat për kryetar të Gjilanit

Zyrtare: Lutfi Haziri nuk do kandidoj për Kryetar të Gjilanit

23/05/2025
Arsimtari i muzikës, vëllai i Sekretarit të MKRS-së transferohet në Bibliotekën Kombëtare

Arsimtari i muzikës, vëllai i Sekretarit të MKRS-së transferohet në Bibliotekën Kombëtare

23/05/2025
Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator

Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.