Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, do të vijë në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur nga Kuvendi i Kosovës, i cili ka njoftuar se nesër do të mbahet mbledhja e kryesisë.
Pika e parë e rendit të ditës është “caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
Më 12 qershor në Ferizaj pritet të inaugurohet shtatorja e Tony Blair.