Mersin Katuqi do të jetë dëshmitari i parë para Gjykatës Speciale, kështu të paktën ka bërë të ditur avokati, Tomë Gashi.
Ai përmes një shkrimi në Facebook i cili numëron një sërë gabimesh drejtshkrimore ka thënë se “Burrë të sinqert si zotni Mersin Katuqi nga fshati Gurre me Mat të Shqipërisë zor është me taku, nejse tash u bën gati 19 vjet qysh se Dick Marty me barbarët e tij ja mësyn shtëpisë së tij me qëllime të errëta anishqiptare e anti njerëzore”.
Gashi ka thënë se nesër fillon gjykimi i vërtetë.
“Ajo që folet neser nuk harrohet kurrë sepse është dëshmia e dëshmitarit të parë të Prokurorisë në këtë rast tepër të rëndë, tepër të ndieshëm dhe që shumë do të zgjas” ka shkruar ai.
Tutje, Gashi ua ka uruar fat të gjithë pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë bërë të ditur se në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nesër më 11 prill fillon procesi i paraqitjes së provave nga ana e Zyrës së Prokurorisë Speciale, respektivisht me dëgjimin e dëshmitarëve.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
“Neser ne Hague pernjime fillon !
Fjalet hyrese perfunduan
Ato i thane ekipi i Prokuroreve dhe ekipi i Avokateve
Folen edhe Zotni Hashim Thaqi, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, Kadria e ngoj Avokatin e tiije dhe nuk dha fjale hyrese.
Te katertit nuk e pranuan aktakuzen dhe u deklaruan te pafajshem.
Te gjithe e dijm qe fjala hyrese nuk eshte prove ne procedure penale, pra ne gjykim.
Ajo qka eshre foe te hanen e kalur edhe mundet mu harru.
Ajo qe folet neser nuk harrohet kurre sepse eshte deshmia e deshmitarit te pare te Prokurorise ne kete rast teper te rande , teper te ndieshen dhe qe shume do te zgjas.
Shpresojm qe Avokatet ne tentive te mbrojtejes se klientev te vet te mos e fajsojn UÇK- ne as rastesisht e as gabimisht.
Burre te sinqert si zotni Mersin Katuqi nga fshati Gurre me Mat te Shqiperis zor eshte me taku, nejse tash u ban gati 19 vjete qyshe se Dick Marti me barabar e tije ja mesyn shtepis se tije me qellime te errta antishqptare e anit njerezore.
Ajo po me thot me pas vizitu dikush kompetent sot Gjykate antikombetare e kunder shtetit te Kosoves nuk kish me pase
Une i thash keshtu jemi ne kur vijme ne pushtet as neni 1 te ligjit per Gjykaten Specile se kan lexu.
Nejse tani ma keto gjera dihen
Te gjithe pjestarve te UÇK-se ne Hage ju desheroj fat
Nasimi dje naj ka uru te gjitheve Pashket ishte i merzit per Agronin se per vendimet e Gjykates raciste tha as qe po ja nine se i doli uji tha eshe kesaj pune te montimeve te Serbis permes Prokurorise.”