Avokati Tomë Gashi, është i bindur se Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu është i pafajshëm, pas publikimeve të përgjimeve që pretendojnë se Aliu është i përfshirë në korrupsion.
“Për Liburn Aliun po të foli…nëse Prokuroria e dënon unë ia maj burgun. Unë ja mbaj burgun Liburn Aliut për këtë çështje”, tha Gashi.
“Nëse Prokuroria hap hetime dhe nëse Gjykata e dënon Liburn Aliun për këtë çështje unë ja mbaj burgun. Definitivisht. Çfarëdo dënimi që të marrë Liburn Aliu për këtë çështje unë ja mbaj burgun”, ripërsëriti ai.
Gashi thotë se raportimet e mediave për Liburn Aliun janë “luftë speciale” kundër qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.
“Liburn Aliu i ka ndal keqpërdorimet në mënyrë drastike, jo veç këto kontratat që i kanë nënshkruar qeveritë e mëhershme, sepse edhe ato duhet me u pa, dmth në çdo sektor që qeveria Kurti është duke hetuar ka parë gjetje drastike”, tha ai.
“Është luftë speciale kundër Liburn Aliun, por përmes Liburn Aliut, është luftë speciale ndaj Albin Kurtit, sepse Albin Kurti është kryeministër, jo Liburn Aliu. Por kur ti dikujt ja dëmton këmbët, si kësaj tavoline, ti në esencë po e dëmton këtë tavolinë”, tha Gashi.