Policia e Kosovës, ka njoftuar se tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga tre persona të tjerë, transmeton Gazeta Metro.
Kështu është bërë e ditur në raportin e PK’së ku është shtuar se dy nga të dyshuarit janë arrestuar ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.
Ky rast raportohet të ketë ndodhur në Deçan.
‘‘LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Rr. Haki Povataj, Deçan 10.05.2023 – 12:30. Tre viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishin sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga viktimat është dërguar në tretman mjekësorë, ndërsa dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar PK’ja.