Për nder të shënimit të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Togu Ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë parakaluar në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Në këtë aktivitet morën pjesë një numër i madh i qytetarëve.
Përveç këtij aktiviteti për nder të 28 nëntorit janë organizuar edhe disa aktivitete të tjera.
Kurse, krerët e shtetit, Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca të hënën kanë qëndruar për vizitë në Shqipëri, ku janë pritur nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama.
Ishte data 28 nëntor 1443 kur heroi shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vendosi të braktisë ushtrinë turke dhe të luftojë për çlirimin e atdheut të tij.
I lindur në Krujë dhe i biri i një udhëheqësi që u rebelua kundër Perandorisë Osmane, ai u mor me forcë nga familja, bashkë me vëllezërit e tij, kur ishte ende fëmijë.
I rritur dhe i stërvitur në ushtrinë turke, ai luftoi dhe fitoi disa beteja pavarësisht se vazhdoi të ëndërronte të kthehej në vendlindje.
Dhe kështu ishte; i shoqëruar nga 300 burra besnikë të tij, ai braktisi turqit dhe u rreshtua kundër tyre, duke rimarrë në radhë të parë Krujën dhe më pas territore të tjera në emër të Shqipërisë.
Por dominimi turk zgjati për një kohë të gjatë, derisa në vitin 1912, në të njëjtën ditë, më në fund u shpall pavarësia nga Perandoria Osmane pas fitores së luftës së parë ballkanike ku u përfshi edhe Mali i Zi, Greqia, Serbia dhe Bullgaria.
Në këtë 28 nëntor, Ismail Qemal ngriti flamurin shqiptar në një ballkon në Vlorë dhe u shpall kryeministër.
Shqipëria më në fund u lirua dhe u shpall shtet i pavarur, por duke humbur një pjesë të mirë të territoreve që iu aneksuan shteteve fqinje.