GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Tkurren kursimet pensionale, Trusti humb 118 milionë euro gjatë vitit 2022

14/02/2023
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Tkurren kursimet pensionale, Trusti humb 118 milionë euro gjatë vitit 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Përgjatë vitit 2022, posaçërisht nga mesi i vitit që shkoi, kosovarët janë përballur me ngritjen e çmimeve të produkteve. Krahas inflacionit të lartë, trend negativ ka shënuar edhe Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës. Për shkak të krizës në tregjet financiare globale, Fondi ka humbur miliona euro.

Si rrjedhojë e luhatjes së tregjeve globale, Trusti, nga janari deri në dhjetor të vitit 2022, ka humbur mbi 118 milionë euro.

Sipas Raportit të BQK-së, i titulluar “Sistemi financiar deri në muajin dhjetor”, humbjet e Trustit deri në fund të vitit të kaluar, kanë shkuar në 118,9 milionë euro, ndërkohë shuma e kontributeve të reja ka arritur në 241 milionë e 500 mijë euro.

Ekonomsiti Nagip Skenderi vlerësoi se humbjet e mjeteve të TRUST-it janë si rezultat i tronditjeve financiare ndërkombëtare që ishin këto dy – tre vitet e fundit siç ishte pandemia dhe agresioni rus në Ukrainë.

“Mendoj se përderisa çrregullimet në tregjet financiare vazhdojnë, njëjte do të kemi vazhdimin e mëtutjeshëm të humbjeve edhe te mjeteve të trustit, që për qytetarët e vendit që kanë të kursyera mjetet e tyre në këtë fond do të përshkallëzoj negativisht edhe mjetet e tyre të trustit. Sipas ligjeve në fuqi në Kosovë, 70% e mjetëve të Trustit janë të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare në periudha afatgjate, me qëllim që t’u rritet vlera, ndërsa 30% e tyre investohen në letrat me vlerë në Kosovë. Dhe, humbjet po reflektohen si jashtë, ashtu edhe brenda”, ka thënë Skenderi.

Në një prononcim për Nacionale, Skenderi ka thënë se mjetet e TRUST-it do të duhej investoheshin në Kosovë, përkatësisht në sektorin energjetik.

“Tashmë po dihet mirëfilli se mosaprovimi i tërheqjes se një pjesë të mjeteve të trustit nga ana e deputeteve të Kuvendit të Kosovës po e thellon edhe më tepër krizën ekonomike e sociale të qytetareve, prandaj kjo është e palogjikshme që këta deputet (që nuk kanë nevojë për vete të tërheqin mjetet sepse janë me paga të majme, dhe as që e ndjejnë në kurrizin e tyre varfërinë sociale), po e mundësojnë që këto mjete të humbasin nëpër tregjet financiare ndërkombëtare, në vend se ato t’u jepeshin një pjesë qytetarëve në këtë kohë krize. ”, ka thënë tutje ai.

Profesori i Ekonomisë, Ujkan Bajra, e ka komentuar këtë humbje të Trustit në Kosovë. Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka raste, kur humbjet janë të mëdha për bilancet e vogla. Sipas tij, nëse kontribuesi ka grumbulluar 10 mijë euro në TRUST, humbja për vitin 2022 është afërsisht 600 euro ose deri në 6% të vlerës së grumbulluar.

“Këto ditë, TRUSTI e ka shpërndarë pasqyrën e kursimeve pensionale (në email) për vitin 2022 për të gjithë kontribuesit. Tani në secilin kontribuues mund të shihni se kthimi i investimit është me humbje (negativ). Vlera e aseteve (njësive monetare) nën menaxhimin e FKPK-së më 31 dhjetor 2022 arriti në 2.41 miliardë euro. Por humbja është mbi 120 milionë (- 120 milionë) për të gjithë kontribuesit”- ka thënë Bajra.

Tutje, ai ka theksuar se duhet bërë e ditur se kush e mbulon këtë humbje të kursimeve pensionale.

“Nëse pjesa e kërkuar e TRUST-it shpërndahej në prill 2022, humbjet e kontribuuesve ishin tashmë më të vogla në çdo perspektivë të mundshme, duke marrë parasysh inflacionin, njësitë e investuara, fuqinë blerëse të konsumatorit dhe të ngjashme. Pyetja është kush e mbulon humbjen e kthimit nga investimi i fondeve tona nga TRUST-i për vitin 2022”- thuhet tutje në postimin e tij.

Ndërsa në raportin e BQK-së, tregohet se vlera e çmimit të aksionit ishte 1,63 euro, ndërsa vlera e aseteve të FKPK-së ishte 2 miliardë e 420 milionë e 600 mijë euro. Përveç Fondit Pensional të Kosovës (FKPK), bilanc negativ kishte edhe Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve (FSKP).

Deri në fund të muajit dhjetor të vitit 2022, FSKP-ja ka humbur 788 mijë e 600 euro. Kontributet e reja për një vit arritën të ishin 608 mijë e 400 euro. Kujtojmë se në Kosovë ka dy fonde pensionale, ndërsa numri i të punësuarve aty është 31 persona.

Gjatë tërë vitit 2022, vit që u shënua me humbje të Trustit, është lobuar për tërheqjen e 30 për qind të kursimeve pensionale. Qytetarët e Kosovës tash e sa kohë kanë pritur që të miratohet tërheqja e 30 për qind të mjeteve të TRUST-it, e cila nuk është votuar nga deputetët e VV-së, e cila ka shumicën në Kuvend.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti po i shpërfill qytetarët për kërkesën e tërheqjes së mjeteve të TRUST-it. Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është hera e dytë që vjen në Kuvend ky propozim dhe shpërfillet.

“Është për keqardhje injorimi i vazhdueshëm që Qeveria Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po ua bëjnë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, sikur kjo e tërheqjes së një pjese të kursimeve të tyre nga Trusti. Si pasojë e krizës së rëndë ekonomike, është hera e dytë që, me kërkesë të qytetarëve, vjen në Kuvend nevoja për lejimin e tërheqjes së mjeteve nga TRUST-i dhe po ashtu është hera e dytë që kjo mazhorancë e injoron”- ka thënë Krasniqi.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se këtë javë i kanë pranuar pasqyrat individuale të TRUST-it, ku, sipas tij, mbi 80% e investimit për vitin 2022 ka humbur. Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vërehet se rreth 6% e kontributit total ka humbur vetëm gjatë vitit që e lamë pas.

“Dhe tani kam një pyetje për Kryeministrin Kurti: A keni fije turpi kur vendosët që t’i privonit qytetarët e Kosovës që në këtë kohë krize të paparë t’i tërheqin një pjesë të kursimeve të tyre. Ku mbeti arsyetimi juaj kur thonit se po i mbrojmë investimet e qytetarëve, kur sot u vërtetua se gati i gjithë kontributi i vitit 2022 rezultoi me humbje dhe atë si rezultat i paaftësisë tuaj”- ka thënë tutje ai.

Për mosvotimin e këtij projektligji pati reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë kohë krize, tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk është zgjidhja e duhur, por zgjidhja e vetme.

“Me gjithë këto kriza dhe kur mbështetja e qeverisë mungon, është e natyrshme që opozita të propozojë masa siç është tërheqja e kursimeve pensionale nga Trusti. Sigurisht se kjo nuk është zgjidhja e duhur për tejkalimin e krizës ekonomike dhe sociale. Por, në mungesë të masave substanciale nga Qeveria, është zgjidhja e vetme”- thuhet në shkrimin e tij.

 

Tags: Fondi i Kursimeve PersonaleTrust
ShareTweetShare
Previous Post

Presidenca suedeze po punon nё gjetjen e formulёs për Kosovën, drejt anëtarësimit në BE

Next Post

“Shën Valentini” në Kuvend, Glauk Konjufca shpenzon 30 mijë euro për laptopë

Next Post
“Shën Valentini” në Kuvend, Glauk Konjufca shpenzon 30 mijë euro për laptopë

“Shën Valentini” në Kuvend, Glauk Konjufca shpenzon 30 mijë euro për laptopë

Lajmet e fundit

Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

25/05/2025
PDK nesër mban konferencë për media

PDK nesër mban konferencë për media

25/05/2025
Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

25/05/2025
Kajtazi: Thaçi dhe të tjerët kanë mungesë edhe të ushqimit në Hagë, u shërbejnë konzerva, trajtim çnjerëzor

Kajtazi: Thaçi dhe të tjerët kanë mungesë edhe të ushqimit në Hagë, u shërbejnë konzerva, trajtim çnjerëzor

25/05/2025
Osmani në SHBA flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

Osmani në SHBA flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

25/05/2025
Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

25/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

25/05/2025
PDK nesër mban konferencë për media

PDK nesër mban konferencë për media

25/05/2025
Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

25/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.