Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e së martës në Tiranë, si pasojë e një aksidenti trafiku ku ishin të përfshira tri vetura.
Sipas policisë, viktima ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.