GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Tirana pret 55 liderë Europianë më 16 maj, zbardhet axhenda

13/05/2025
në Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:2 mins read
Sot 28 nëntori, Shqipëria feston 112-vjetorin e pavarsisë së saj
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana do të jetë në qendër të vëmendjes europiane më 16 maj, ku do të mirëpresë për herë të parë Samitin e Komunitetit Politik Europian (KPE), me pjesëmarrjen e 55 liderëve të kontinentit.

Disa nga liderët e vendeve anëtare të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor pritet të mbërrijnë në Tiranë që një ditë përpara, ku do të zhvillojnë takime bilaterale me Kryeministrin Edi Rama. Mes tyre është edhe kryeministri britanik Keir Starmer, i cili, sipas njoftimit të “10 Downing Street”, do të mbërrijë të enjten dhe pritet të shpallë masa të reja për luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe rrjeteve kriminale të trafikut të qenieve njerëzore.

Organizimi dhe vendndodhja

Mbërritja e delegacioneve do të ndodhë përpara Muzeut Kombëtar në Tiranë, për t’u drejtuar më pas drejt godinës së Operës, ku do të mirëpriten nga Kryeministri Rama. Pas ceremonisë zyrtare, liderët do të zhvendosen në ambientet e posaçme të ndërtuara pranë Monumentit të Skënderbeut në sheshin Skënderbej, ku do të mbahet pjesa kryesore e samitit.

Ambienti i samitit është dekoruar në pjesën ballore me vizatime të nxënësve shqiptarë që paraqesin vizionin e tyre për Evropën, si simbol i përfshirjes dhe aspiratës europiane të brezit të ri.

Programi zyrtar i samitit-16 maj 2025

10:00 – Mbërritja e delegacioneve dhe deklarata për media
11:00 – Ceremonia zyrtare e hapjes
11:30 – Fotografia familjare e liderëve
12:00 – Sesioni plenar i parë: Siguria dhe vizioni i përbashkët për të ardhmen e Europës
13:30 – Drekë zyrtare
15:00 – Tryeza tematike në tre fusha kryesore:
Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike
Konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike, përfshirë sfidat e lëvizshmërisë
Fuqizimi i të rinjve
16:30 – Takime dypalëshe mes liderëve
18:00 – Sesioni përmbyllës plenar
18:30 – Konferencë për shtyp e përbashkët: Kryeministri i Shqipërisë dhe Kryeministri i Danimarkës, vendi pritës i samitit të ardhshëm

Tags: 16 majAgjendaLidertirana
ShareTweetShare
Previous Post

Ftesa e Osmanit: Mësohet ora se kur do të mbahet takimi me partitë politike

Next Post

Presidenca: Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani

Next Post
Tre muaj nga zgjedhjet, Kuvendi ende i pakonstituuar

Presidenca: Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani

Lajmet e fundit

Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

13/05/2025
Shqipëria SHNDRIT në gjysmëfinale, Shkodra Elektronike i sjellin “Zjerm” skenës së Eurovisionit

Shqipëria SHNDRIT në gjysmëfinale, Shkodra Elektronike i sjellin “Zjerm” skenës së Eurovisionit

13/05/2025
OVL e UÇK thotë se mori përkrahjen e Lumir Abdixhikut për kërkesat e tyre

OVL e UÇK thotë se mori përkrahjen e Lumir Abdixhikut për kërkesat e tyre

13/05/2025
Dosja e kosovarit Liridon Masurica, i ekstraduar në SHBA

Dosja e kosovarit Liridon Masurica, i ekstraduar në SHBA

13/05/2025
“Luftë” deri në minutën e fundit, Partia Mundësia i merr mandatin e 14-të PD-së

“Luftë” deri në minutën e fundit, Partia Mundësia i merr mandatin e 14-të PD-së

13/05/2025
Ish-avokati i Hashim Thaçit emërohet Prokuror i Përkohshëm në ShBA

Ish-avokati i Hashim Thaçit emërohet Prokuror i Përkohshëm në ShBA

13/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

13/05/2025
Shqipëria SHNDRIT në gjysmëfinale, Shkodra Elektronike i sjellin “Zjerm” skenës së Eurovisionit

Shqipëria SHNDRIT në gjysmëfinale, Shkodra Elektronike i sjellin “Zjerm” skenës së Eurovisionit

13/05/2025
OVL e UÇK thotë se mori përkrahjen e Lumir Abdixhikut për kërkesat e tyre

OVL e UÇK thotë se mori përkrahjen e Lumir Abdixhikut për kërkesat e tyre

13/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.