Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë dy nga rivalët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ata janë të përfshirë vazhdimisht nëpër debate, e shpesh kalojnë në ofendime ndaj njëri-tjetrit.
Së fundmi kanë qenë duke qëndruar në oborr të shtëpisë, ku dyshja kanë pasur një përplasje.
“Do të vijë dita që nuk do të kursehem më. O Luiz mos bëj si gangster këtu brenda. Nuk je, je një miush i vogël. Të shoh kush je dhe e di se çfarë ke bërë. Nuk e mban dot. Sa gjatë do ta kemi punën bashkë. Çfarë i ke bërë vetes. Ti je llumi i shoqërisë, fundi i kazanit. Çfarë llumi qe je”, u shpreh ajo.
Në anën tjetër pati dhe një kundërpërgjigje nga Luizi, teksa shtoi: “Mendoje mirë atë ditë. Nuk e kam bërë gangsterin me askënd. E ke gabim. Nuk bëj as gangsterin, unë kam ardhur të luaj këtu”.
Olta më pas i është drejtuar Luizit duke i thënë se di shumë për Kiarën dhe se do të vijë dita që do t’i shpalosë të gjitha.
Debati i tyre nisi pas një pyetje që i ishte bërë Luizit në lidhje me ish-partnerin e moderatores Tito.