Një fushatë e egër është duke u zhvilluar në rrjetet sociale nga disa grupe të serbëve. Ata kanë publike fotografinë e një ushtari amerikan duke bërë thirrje që ai të vritet.
“Stanley duhet të shkojë në shtëpi ose të vritet. “Shkoni në shtëpi ose do të vritesh”, janë disa prej komentuesve serb në Twitter, transmeton Indeksonline
Kujtjomë se ministria e Punëve të Brendshme, që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla ka bërë të ditur bilancin e sulmeve nga milicia fashiste.
“Dhuna dhe terrori i ushtruar nga milicia fashiste ka prodhuar numra të konsiderueshëm të akteve kriminale. Kaosi që kanë tentuar të krijojnë bandat kriminale të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi, kanë shkaktuar lëndime në njerëz, dëme materiale dhe tentim ndalimin e shprehjes së lirë e raportimit nga mediat. Nxitja e konflikteve dhe ndëretnike nga individë kriminal, ka qenë synim tjetër i tyre, i cili do të dështojë. Këto numra dëshmojnë që protestat nuk kanë qenë paqësore. Protestat nuk kanë qenë të qytetarëve. Protestat janë të milicisë fashiste.
Më poshtë, bilanci i deritanishëm:
21 sulme ndaj mediave/gazetarëve
6 zyrtarë të lënduar të Policisë së Kosovës
30 ushtarë të KFOR-it të plagosur / 3 me armë zjarri
2 qytetarë të rrahur brutalisht
2 vetura të djegura tërësisht të Policisë së Kosovës
7 vetura të dëmtuara të Policisë së Kosovës”.