Një ngjarje e rëndë është raportuar tek sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi me thikë.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se disa persona kanë sulmuar viktimën, e cila ka pësuar lëndime nga përdorimi i thikës.
Një dëshmitar i ngjarjes ka treguar për Gazetën Sinjali se ka parë sulmin, ku një person u sulmua nga disa individë, dhe ka pohuar se viktima ka marrë lëndime të mundshme nga thika.