Një rast i rëndë ka ndodhur dje rreth orës 04:11 të mëngjesit në kryeqytet me ç’rast një person është therur me thikë.
Siç e konfirmon Policia e Kosovës, gjithçka ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, shkruan Gazeta Papirus.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK për të marrë trajtmin e nevojshëm mjekësor.
Me tu informuar lidhur me rastin, Policia ka dalur në vendngjarje dhe ka arrestuar të dyshuarin.
I njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje.
/Gazeta Papirus/