Është themeluar Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.
Ky komision, i propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka në përbërje Hajdar Beqën nga radhët e PDK-së si kryesues dhe Armend Mujën nga VV si zëvendës-kryesues.
Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komision i takojnë tre anëtarë të cilët janë Haki Abazi, Arbër RExha dhe Halit Thaçi, transmeton Klankosova.tv.
Partisë Demokratike të Kosovës i takon një anëtar i cili është Rashit Qalaj ndërsa Lidhjes Demokratike të Kosovës i takojnë dy anëtarë e që janë Armend Zemaj dhe Rrezarta Krasniqi.
Nga një anëtar i takojnë AAK-së që në këtë komision përfaqësohet nga Time Kadrijaj, Grupit Multientik që përfaqësohet nga Duda Balje dhe Listës Serbe që përfaqësohet nga Lubinko Karagiq.
Kujtojmë se ky komision ka të bëjë me hetimin në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullativ dhe në ndërmarrje publike.
Ndërsa dje është konstituar Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.