GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Themelimi i Asociacionit e kthimi i serbëve në institucione, krejt çka deklaroi dje e dërguara e Biden’it

13/05/2023
në Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Themelimi i Asociacionit e kthimi i serbëve në institucione, krejt çka deklaroi dje e dërguara e Biden’it
Share on FacebookShare on Twitter

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, tha të premten se procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë, ndërsa theksoi rëndësinë që palët të përqendrohen tash për tash në detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizmin e marrëdhënieve, siç është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ajo i bëri këto komente në ditën e dytë të vizitës së saj në Kosovë, gjatë së cilës bashkë me kryeministrin, Albin Kurti dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bëri hapjen e ankandit të parë të Kosovës për një park të energjisë diellore me kapacitet prej 100 megavatësh.

Lexo Edhe:

Mënyrë natyrale për të rritur epshin tuaj në 30 sekonda

Rasti “Toka”, gjykata vendos të lexohet deklarata e Nazim Bllacës – Gazeta…
“Përqendrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në zbatimin e kornizës për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. Gjithmonë ka qenë qëndrim i Shteteve të Bashkuara se kjo duhet të rezultoj me njohje të ndërsjellë dhe natyrisht ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë. Por tani për tani kemi një përqendrim të posaçëm në rëndësinë e asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe rëndësinë e kthimit të serbëve të Kosovës në institucione sa më parë që të jetë e mundur”, tha ajo.

Power tha se zgjedhjet politike të së ardhmes janë shumë të vështira ndërsa nënvizoi se përparimi në çështjet si themelimi i Asociacionit do të hapte rrugë për përparim në shumë çështje të tjera.

“Mendoj se e shihni unitetin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Ne gjithashtu e kemi bërë shumë të qartë nëpërmjet këshilltarit të departamentit amerikan, Derek Chollet dhe të dërguarit amerikan Gabriel Escobar, se cilat janë parimet mbi të cilat besojmë se duhet të themelohet çdo asociacion. Kemi besim që me sinqeritet dhe qartësi në këtë çështje do të hapet rruga për përparim domethënës në shumë çështje të tjera të rëndësishme në ditët në vijim”, tha zonja Power.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti qëndrimin se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duhet të zbatohet në tërësi, pa vonesa dhe pa kushte.

“11 nene në marrëveshjen bazë, 12 pika në aneksin e zbatimit dhe kjo duhet të ketë zbatim të plotë pa vonesa dhe pa kushte. Kjo është ajo që do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel”, tha kryeministri Kurti.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, pritet të takohen të hënën e javës që po vjen në Bruksel për të diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Power theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Kosovën në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe fuqizimin e demokracisë si dhe për të marrë, siç tha, “vendin që i takon në institucionet euroatlantike”.

Power po qëndron në Kosovë pas një vizite në Serbi, ku premtoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Serbinë dhe Kosovën, ndërsa dy vendet armike të kohës së luftës punojnë për të stabilizuar marrëdhëniet në një kohë tensionesh të rritura.

Bashkimi Evropian ka shpenzuar 12 vjet duke lehtësuar negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Serbia nuk e njeh shtetësinë e saj.

Të dyja vendeve u është thënë se duhet të normalizojnë marrëdhëniet në mënyrë që të përparojnë në synimet e tyre për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Palët janë pajtuar të mbështesin një plan të BE-së për këtë çështje, por tensionet mbeten të larta.

Parku i energjisë diellore pritet të furnizojë rreth 20 mijë familje

Kryeministri Kurti, duke e vlerësuar thelbësor rolin e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, tha se ndihma e kësaj agjencie për sektorin e energjisë në Kosovë është e rëndësisë së posaçme.

Ai theksoi se kriza energjetike botërore e cila pasoi agresionin rus në Ukrainë në vitin 2022, ka dëshmuar tashmë se siguria energjetike është siguri kombëtare.

“Rruga drejt së cilës jemi nisur është ajo e pavarësimit nga lëndët fosile të shteteve autokrate, të cilave u levërdis varësia energjetike e Evropës. Kërcënimet në rritje të ndryshimeve klimatike e bëjnë edhe më urgjent tranzicionin energjetik. Këtë rrugëtim ne po e bëjmë me mikun, partnerin e besueshëm, aleatin e fuqishëm – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët tashmë janë dëshmuar edhe sa i përket zhvillimit tonë të gjithëmbarshëm”, tha ai.

Ministrja Rizvanolli tha se janë krijuar kushte të përshtatshme për investitorët si vendës ashtu edhe të huaj, për ndërtimin e këtij parku që sipas përllogaritjeve do të ketë mundësi të furnizojë me energji elektrike rreth 20 mijë familje.

“Jemi siguruar të ofrojmë një sërë përparësish kritike përfshirë identifikimin dhe sigurimin e tokës së përshtatshme, çmimin e garantuar të blerjes dhe procedura të thjeshta administrative. Përtej kritereve teknike e mundësive të investimit, kemi plotësuar të gjitha kushtet që kompanitë të cilat duan të investojnë në Kosovë të kenë një partner serioz, të drejtë e transparent”, tha zonja Rizvanolli duke nënvizuar se “ky rezultat vjen falë bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërmjet qeverisë së Kosovës me një ndër partnerët tanë thelbësor zhvillimor – USAID, kontributi i të cilit është i pazëvendësueshëm për sektorin tonë të energjisë dhe më tej”.

Power tha se hapja e ankandit është një simbol i fuqishëm i drejtimit që po merr ekonomia e Kosovës.

“Fatmirësisht kemi parë një përkushtim shumë të fuqishëm e të rëndësishëm të udhëheqsve të Kosovës për të nisur një transformim të sektorit të energjisë. Shpresoj që Kosova do të shërbej si model edhe për vendet e tjera që të punojnë në drejtime të ngjashme. Kosova ka filluar këtë rrugëtim duke vendosur synime të qarta, ambicioze por të arritshme në strategjinë e saj për energjinë në zhvillimin e së cilës USAID kishe kënaqësinë të ndihmojë”, tha ajo.

Kosova aktualisht përmbush shumicën e nevojave të saj me energji elektrike nga dy termocentrale të vjetra që punojnë me qymyr linjit dhe vlerësohen të dëmshme për mjedisin, ndërsa njohës të fushës në vazhdimësi tërheqin vërejtjen se hapat afatgjatë duhet ta çojnë Kosovën drejt kalimit në energji të ripërtërishme./VOA

ShareTweetShare
Previous Post

BE: Marrëdhëniet me Kinën “të rikalibrohen”

Next Post

Kërcënohet kryeministri kroat, policia para objektit të Qeverisë

Next Post
Kërcënohet kryeministri kroat, policia para objektit të Qeverisë

Kërcënohet kryeministri kroat, policia para objektit të Qeverisë

Lajmet e fundit

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Nis një operacion kërkimi në Malet e Sharrit

21/05/2025
Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

21/05/2025
Zelensky: Putin po luan me jetët e njerëzve edhe në kohën e Pashkëve

Zelensky telefonon Rutten: Pa presion mbi Moskën nuk mund të arrihet paqe

21/05/2025

Policja në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Nis një operacion kërkimi në Malet e Sharrit

21/05/2025
Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.