Alban Krasniqi, burri i ministres së drejtësisë, e përfaqësuesi i VV-së në KQZ, në mënyrë krejt të paprecendent ka hyrë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, ku ka kërcënuar koordinatorin e LDK-së, duke iu drejtuar me fjalët “hajde dalim jashtë”. Por, Krasniqi ishte siguruar ta kishte me vete zyrtarin e Ministrisë së Mbrojtjes Afrim Berisha.
Berisha i rri afër Krasniqit, tek sa po kërcënonte e po suleshin ndaj punëtorëve në QNR.