Sulmi i kryer nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca mund të jetë shkak për përfundimin e luftës dhe aleatët kanë gjasa të mbajnë goditje të reja për të shmangur gabimet që u bënë në Jugosllavi, shkruan The Guardian
Sipas The Guardian, edhe pse u fol ditëve të fundit se sulmi që ndodhi në Siri mund të jetë shkak për të filluar Lufta e Tretë Botërore, ky opsion nuk ka qenë as afër asaj që ka ndodhur. Prapëseprapë ky sulm sipas autoriteteve ka qenë më i fuqishëm se ai i vitit të kaluar, ku 59 raketa shkatërruar 20% të aviacionit sirian.
Sulmi i së shtunës ka qenë dy herë më i madh se ky, ndërsa në këtë të fundit janë përdorur edhe aeroplanë, transmeton Gazetametro.net
U qëlluan bazat ajrore, qendrat kërkimore dhe depot në të cilat ishin përgatitur armët kimike.
Guardian thotë se qëllimi kryesor, përveç paralajmërimit ndaj Asadit, ishte të shmangnin sa më shumë pozicionet e ushtrive ruse dhe iraniane, në mënyrë që konflikti të mos shpërthente.
Pavarësisht retorikës së Moskës për t’iu përgjigjur sulmit, Rusia, ashtu si Shtetet e Bashkuara, dëshiron të shmangë një konflikt të drejtpërdrejtë, pjesërisht sepse pothuajse në çdo segment, përveç bërthamoreve, është shumë më e tejkaluar krahasuar me Amerikën.
Për të shmangur konfliktin, Shtetet e Bashkuara njoftuan menjëherë Rusinë për sulmin.
Por rreziku më i madh ka qenë mundësia për të sulmuar ushtarët rusë apo iranianë, apo gabimet që mund të preknin civilët nga ky sulm. Edhe pse SHBA dhe Britania e Madhe dëshmojnë se raketat në ditët e sotme janë shumë precize, por gabimet mund të ndodhin.
Gjatë luftës në Irak në vitin 1991, u sulmua strehimi El-Amiri në Bagdad, kur u vranë më shumë se 400 civilë. Gjithashtu, në vitin 1999 gjatë bombardimeve të Jugosllavisë, aviacioni i NATO-s goditi Ambasadën e Kinës në Beograd, kur u vranë tre gazetarë kinezë.
Për të mos e goditur Rusinë, Iranin ose civilët amerikanë, Britania e Madhe dhe Franca vendosën të qëllonin objektiva që besonin se ishin mjaft larg.
Spekulimet se bota është në prag të një lufte botërore ka gjasa të vërtetohet e pabazë, ka përfunduar gazeta britanike.