GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

The Guardian: Amerikanët të bindur se grupi terrorist është armatosur dhe kontrolluar nga Beogradi

02/10/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
The Guardian: Amerikanët të bindur se grupi terrorist është armatosur dhe kontrolluar nga Beogradi
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas prestigjiozes britanike, The Guardian, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, privatisht kanë thënë se i kanë parë si “bindëse” provat që i kanë prezantuar autoritetet në Kosovë.

“Më 24 shtator një grup paramilitar i serbëve të Kosovës të armatosur mirë e zunë në pritë një patrullë policore të Kosovës dhe përgjatë përleshjes, një polic dhe tre serbë sulmues u vranë. Qeveria kosovare ka prezantuar prova që tregojnë se grupi ka qenë i armatosur dhe i kontrolluar nga Beogradi, dhe zyrtarët e SHBA’së privatisht e kanë bërë të qartë që këto prova i shohin si bindëse”, thuhet në artikullin e The Guardian.

Dje ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka paraqitur të tjera fakte që dëshmojnë përfshirjen e Serbisë në grupin që sulmoi Policinë e Kosovës. Pamjet e reja janë siguruar nga dronët e terroristëve të cilët janë konfiskuar nga policia, pasi grupi i armatosur iku nga zona ku sulmoi

Ndërkaq gjatë javës së kaluar, Sveçla ka publikuar një video nga hapësirat e manastirit të Banjskës, ku në ditën e sulmit, shihet edhe Millan Radojiçiq.

Më pas, Sveçla lëshoi edhe një informacion tjetër, të cilin e prezantoi si dëshmi. Ai publikoi fotografinë e një prej sulmuesve të vrarë, për të cilin tha se është Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

“Dëshmia” tjetër për përfshirjen e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit që e prezantoi Sveçla ka të bëjë me armatimin që u konfiskua në manastirin e Banjskës. Ai publikoi një dokument, për të cilin tha se është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës.

Tags: grupikosovaserbiaterrorist
ShareTweetShare
Previous Post

Trump: Nëse rizgjidhem President, do t’i tërheq trupat amerikane nga shumë vende

Next Post

FAZ gjermane: Vuçiq përdor metodën e mësuesit të tij Millosheviq

Next Post
FAZ gjermane: Vuçiq përdor metodën e mësuesit të tij Millosheviq

FAZ gjermane: Vuçiq përdor metodën e mësuesit të tij Millosheviq

Lajmet e fundit

Vdes papritur një grua në QKUK – familjarët kërkojnë obduksion

Vdes gruaja që u aksidentua mbi një muaj më parë në Kllokot

18/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

18/05/2025
Ekspertët zbulojnë: Kjo është pozita më e mirë për të fjetur nëse keni dhimbje shpine

Ekspertët zbulojnë: Kjo është pozita më e mirë për të fjetur nëse keni dhimbje shpine

18/05/2025
Horoskopi për ditën e sotme

Horoskopi për ditën e sotme

18/05/2025
Mot i vranët e me intervale me diell

Sot mot më i ngrohtë në Kosovë

18/05/2025
Austria është fituese e Eurovisionit 2025

Austria është fituese e Eurovisionit 2025

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Vdes papritur një grua në QKUK – familjarët kërkojnë obduksion

Vdes gruaja që u aksidentua mbi një muaj më parë në Kllokot

18/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

18/05/2025
Ekspertët zbulojnë: Kjo është pozita më e mirë për të fjetur nëse keni dhimbje shpine

Ekspertët zbulojnë: Kjo është pozita më e mirë për të fjetur nëse keni dhimbje shpine

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.