Gjykata Speciale në njoftimin që ka bërë për aktakuzën e re të konfirmuar kundër ish-drejtuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçit, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut, ka treguar edhe kohën se kur do të paraqiten të njëjtit para gjykatës në Hagë.
Seanca ndaj Thaçit, Kilajt, Smakajt dhe Fazliut do të mbahet më 8 dhjetor duke filluar nga ora 09:30.a