Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se sot do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi do të paraqiten në seancën e radhës në gjykatë nga ora 09:00, njofton Klankosova.tv.
Që të katërt akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte.