Teuta Haxhiu, deputete e Kuvendit të Kosovës nga viti 2011 nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, ka qenë njëra ndër deputetet që kanë hargjuar më së shumti për të kryer detyrën e saj që është zgjedhur nga populli.
Për të qenë e pranishme në seanca dhe në komisione, Haxhiu ka hargjuar mbi 24 mijë euro për dhjetë vite, shkruan IndeksOnline.
Shifra më e lartë që ka arritur të marrë Haxhiu nga shteti në emër të kompenzimeve të udhëtimit është 4.590 euro në periudhën janar-dhjetor 2018.
Ja në detaje paratë që ka shpenzuar Haxhiu:
Periudha: nëntor – dhjetor 2011 –750 euro
Periudha: janar – dhjetor 2012 – 3.030 euro
Periudha: janar – dhjetor 2013 – 2910 euro
Periudha: janar – dhjetor 2014 – 1350 euro
Periudha: janar – dhjetor 2015 – 3.030 euro
Periudha: janar – dhjetor 2016 – 870 euro
Periudha: janar – korrik 2017 – 1.560 euro
Periudha: gusht – dhjetor 2017 – 540 euro
Periudha: janar – dhjetor 2018 – 4.590 euro
Periudha: janar – dhjetor 2019 – 2.820 euro
Periudha: janar – dhjetor 2020 – 2.430 euro
Periudha: janar – dhjetor 2021 – 330 euro
Në total , Haxhiu për 10 vite ka shpenzuar 24 mijë e 210 euro për të udhëtuar drejt Kuvendit të Kosovës./IndeksOnline/