Një 34-vjeçar nga Tetova ka raportuar në polici se është sulmuar nga fqinji dhe gruaja e fqinjit. Nga SPB-Tetovë thonë se tetovari ka raportuar se është plagosur pasi gjatë sulmit ndaj tij është përdorur një mjet i mprehtë.
“Dje (14 maj) në ora 15:55 në SPB-Tetovë është thirrur 34-vjeçari K.M. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga 34-vjeçari Z.H. nga Tetova, përndryshe fqinj i tij, se e ka sulmuar fizikisht rreth orës 15:00 në rrugën “Pitu Guli” në Tetovë. Sipas raportit, në sulm ka marrë pjesë edhe gruaja e tij e K.M. dhe ai ka përdorur edhe send të mprehtë dhe e ka plagosur. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovë, ndërsa mjeti i mprehtë i është gjetur dhe marrë për ekspertizë mjeko-ligjore. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.