GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Tërmkolli: Së pari duhet të shkarkohet ministri i mbrojtjes, për rrezikim të sigurisë nacionale

01/12/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:2 mins read
Tërmkolli: Së pari duhet të shkarkohet ministri i mbrojtjes, për rrezikim të sigurisë nacionale
Share on FacebookShare on Twitter

Tërmkolli, e cilësoi këtë si hakmarrje rreth humbjes së Bekim Jasharit në Skënderaj në raundin e dytë zgjedhor të 14 nëntorit.

Ajo përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, tha se nëse shkarkimi i Ramës del të jetë i vërtetë, atëherë ministri i mbrojtjes Armend Mehaj, duhet të shkarkohet gjithashtu.

‘’ Nëse ka kërkuar Ministri i Mbrojtjes ato që janë thënë në medie, duhej të shkarkohej Ministri i Mbrojtjes për rrezikim të sigurisë nacionale. Nëse kjo ka qenë kërkesë apo miratim edhe i Kryeministrit apo Presidentes, ky vend është në rrezik të madh të kalimit të veprimeve të drejtuesve më të lartë të shtetit nga politika institucionale shtetërore në parapolitikë’’, shkroi Tërmkolli.

Ajo shtoi se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet të deklarohen për arsyet e ‘’ngarkim-shkarkimit’’ në FSK dhe të japin shpjegime për këtë.

Kujtojmë se sot Rrahman Rama, dha dorëheqje nga pozita e komandantit të FSK’së, derisa pritet ta zëvendësoj Bashkim Jashari në këtë post.

Postimi i plotë:

Shenjat e “hakmarrjes” shtetërore!

Pyetje që duan përgjigje!

“Detyrimi” i dhënies së dorëheqjes së Rrahman Ramës nga pozita e Komandantit të FSK-së dhe emërimi i Bashkim Jasharit në këtë pozitë, a janë shenja për një hakmarrje të dyfishtë të Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës ndaj qytetarëve dhe të gjithë “të tjerëve”?!

Së pari, kjo a tregon shenjë hakmarrjeje për humbjen e Bekim Jasharit në zgjedhjet komunale si kandidat joformal i tyre, i VV-së dhe listës imagjinare “Guxo”, më saktë si hakmarrje ndaj qytetarëve që guxuan të votojnë dikë tjetër e jo të preferuarin e tyre?!.

Së dyti, nëse janë të vërteta ato që u thanë në disa medie për automjetet e FSK-së, a është shenjë hakmarrjeje ndaj Komandantit të FSK-së i cili vendosë e vepron në bazë të ligjit dhe marrëveshjes me SHBA-të duke refuzuar veprimet parapolitike të Ministrit të Mbrojtjes?!

Nëse ka kërkuar Ministri i Mbrojtjes ato që janë thënë në medie, duhej të shkarkohej Ministri i Mbrojtjes për rrezikim të sigurisë nacionale. Nëse kjo ka qenë kërkesë apo miratim edhe i Kryeministrit apo Presidentes, ky vend është në rrezik të madh të kalimit të veprimeve të drejtuesve më të lartë të shtetit nga politika institucionale shtetërore në parapolitikë.

Presidentja dhe Kryeministri duhet të deklarohen për arsyet e “ngarkim-shkarkimit” në FSK dhe të japin shpjegime për këto ndryshime emergjente në kreun e saj për të evituar dyshimet në funksionimin e institucioneve shtetërore me ndjeshmëri të lartë, siç është FSK-ja.

Tags: e cilësoi këtë si hakmarrje rreth humbjes së Bekim Jasharit në SkënderajTërmkolli
ShareTweetShare
Previous Post

ÇITAKU: MEHAJ KA SHKELUR LIGJIN KUR KA KËRKUAR ASETET E FSK PËR VERIUN

Next Post

Policia kap 30 thasë duhan, parandalon kontrabandimin

Next Post
Policia kap 30 thasë duhan, parandalon kontrabandimin

Policia kap 30 thasë duhan, parandalon kontrabandimin

Lajmet e fundit

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

Vritet në Madrid ish-politikani ukrainas, Andriy Portnov

21/05/2025
Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

Haradinaj: Albini e ka angazhu krejt VLEN-in e Maqedonisë së Veriut me kontaktu Adem Hoxhën për votën

21/05/2025
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.