Ish deputetja Melihate Tërmkolli, ka thënë se takimi i Kurtit dhe Osmanit me Macronin është poshtërues, për planin franko-gjerman, i cili është pa njohje të ndërsjellë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ata mund ta mbajnë atë për vete por jo për Kosovën.
Postimi i saj i plotë:
Një shtet dhe një popull në zemër të Evropës, 22 vite në geto, me vazhdim edhe për një vit e ku me ditë sa! Made in EU!
Është poshtërues takimi i Kryeministrit dhe Presidentes po sot me Presidentin Macron për planin francez – gjerman të cilin, pa njohje të ndërsjellë, këta mund ta mbajnë për vete por jo për Kosovën!