Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar vendimin e fundit të kryeministrit Kurti për targat.
Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se ky vendim është “as me shehër as me Barilevë”, pasi sipas saj kjo e lë Kosovës pa targa dhe pa miq.
Politika “kreative” e Kryeministrit Kurti “as me sheher as me Barilevë” e lë Kosovën edhe pa targa edhe pa miq!”, ka shkruar Tërmkolli.
Qeveria Kurti të premten ka prezantuar një plan për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në disa faza. Plani parasheh që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat që nuk janë RKS- Republika e Kosovës.