Ka kaluar më shumë se 1 muaj kur Turqia dhe Siria u goditën nga disa tërmete vdekjeprurëse njëri pas tjetrit, të cilët shkaktuan mijëra viktima dhe shumë dëme materiale, e mesa duket pasojat e tij ndihen edhe sot.
Kështu, duket se edhe aktorja e njohur shqiptare, Almeda Abazi e ka përjetuar mjaft keq gjithë situatën me lëkundjet shkatërruese dhe ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike.
Këtë e ka konfirmuar bashkëshorti i saj, Tolghan Sayisman, i cili në një intervistë teksa ndodhej në Bebek të Turqisë, ku po ndihmon bashkë me disa artistë të tjerë të prekurit nga tërmeti, u shpreh:
“Edhe nëse shpëtoj familjen time, veten time, mendja ime do të jetë tek njerëzit që dua. Që nga tërmeti, gjendja psikologjike e gruas sime Almeda është përkeqësuar. Ajo dëshiron që unë të jem gjithmonë afër saj”