Paraditen e sotme në orën 10:08 minuta është regjistruar një tërmet në Shqipërinë e mesme.
Epiqendra sipas Institutit të Gjeoshkencave ka qenë në fshatin Hotolisht të Librazhdit.
Magnituda ka qenë 2.6 ballë.
Thellësia 15 km. Lëkundja është ndjerë nga banorët e zonës, por nuk ka pasur dëme, pasi ka qenë lëvizje sizmike e vogël.