Një tërmet me magnitudë 3.9 Rihter ka lëkundur ishullin e Kretës në Greqi.
Sipas raportimit në medie, tërmeti ka ndodhur rreth orës 11:40 të drekës sot.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në fshatin Archalochori, 22 kilometra nga Iraklio.
Sipas Institutit Mesdhetar të Sizmologjisë tërmeti kishte një thellësi prej 2 kilometrash.