Një shqiptar i Kosovës vdiq në rrethana ende të paqarta në një burg në Beograd.
A.Z, me nënshtetësi norvegjeze humbi jetën më 26 nëntor.
Klankosova.tv nga burimet e saj merr vesh se tashmë familjarët e kanë tërhequr trupin e pajetë.
Ky burim bën me dije se tashmë janë rrugës për në Norvegji.
Me të mbërritur atje do të bëhet edhe obduksioni për të mësuar shkaqet e vdekjes së të riut.
Mësohet se pas marrjes së raportit të obduksionit, familja do të deklarohet lidhur me rastin.