Një përleshje mes tifozëve anglezë dhe atyre serbë ndodhi në Gelsenkirchen të Gjermanisë, aty ku pas pak do të luhet ndeshja mes Anglisë dhe Serbisë.
Përleshja ishte mjaft e madhe, me tavolina, karrike e shishe qelqi që fluturonin në rrugë, shkruan Gazeta Express.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vërejtur se në përleshjen e tifozëve ka dashur të marrë pjesë edhe Danilo Vuçiq,djali i madh i presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Në video shihet se ai tentoi të përfshihet në konflikt, por sigurimi që e shoqëron si djali i presidentit e pengon atë që ta bëjë këtë.