Interpol Tirana në bashkëpunim homologët italianë kanë arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri të një 26-vjeçari, i cili një vit më parë, tentoi të vriste me armë zjarri, një person në Velipojë.
Policia bëri me dije se bazuar në informacionet e shkëmbyera ndërmjet palëve, u lokalizua në Itali, u kap dhe u vu në pranga 26-vjeçari, transmeton Gazeta Papirus.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
“Ky shtetas akuzohet se në fshatin Malikolaj, Velipojë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. P., 27 vjeç, për motive të dobëta. Interpol Tirana dhe Interpol Roma do kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri./Euronews.al