Një burrë është arrestuar në fshatin Zhegër të Gjilanit.
Ai dyshohet se kishte tentuar që vajzën e tij ta martonte pa dëshirën e saj.
Viktima është dërguar në strehimore.
Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm.
“Gjilan 20.02.2023-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka tentuar që pa dëshirën e saj ta marton viktimën femër kosovare me shtetësi të huaj.Viktima është dërguar në strehimore. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.