Inspektorati për Trashëgimi Kulturore edhe sot ka dal në sheshin “Xhorxh Bush” për të ndaluar punimet që po zhvillohen aty.
Këto punime po realizohen nga Komuna e Prishtinës.
Inspektorati për Trashëgimi Kulturore po konsideron se në punimet që janë duke u kryer ka tejkalim të autorizimeve.
Një ditë më parë, Komuna e Prishtinës rifilloi punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, me gjithë ndalimin dy herë të punimeve nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore, duke i kërkuar Komunës që lënda për pajisje me leje nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) të plotësohet.
Para disa ditësh, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka thënë se ndalimi i punimeve është i paligjshëm e se “arsyetimet për këtë ndërhyrje janë të pabazuara nga institucionet që duhet të jenë të pavarura e që po përdoren për qëllime politike”.
Sipas tij, ky veprim është ndërhyrje e qëllimshme, e cila cenon të drejtën e Prishtinës për zhvillim të qëndrueshëm urban dhe kulturor.
Projekti i Komunës së Prishtinës është në vlerë 18.4 milionë euro.
