Një person i cili ndodhej në një veturë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër ditën e djeshme në Ferizaj.
Ne raportin 24 orësh, të dërguar nga Policia e Kosovës, thuhet se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Policia kanë dal në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja. I dyshuari ende nuk është hasur nga njësitë policore. Rasti ka kaluar në procedurë hetimore.
‘’ Rr. Reçakut, Ferizaj, 20.05.2023 – 02:05. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë ne veturë me dy shokë, ka ardhur një veturë tjetër nga e cila një i dyshuar mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tyre, dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekut viktima ka pësuar lëndime nga copëzat e xhamit si pasoj e shkrepjes me armë. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja. I dyshuari ende nuk është hasur nga njësitë policore. Rasti në procedurë hetimore.’’ Thuhet në raportin e Policisë