Një tentim vrasje e rëndë ka ndodhur dje në Baicë të Gllogocit ku i plagosur ka mbetur 1 person.
Policia ka njoftuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për motive të panjohura ende kanë sulmuar fizikisht dhe kanë plagosur në kokë viktimën.
Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur, njëri prej tyre është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Ky është njoftimi i policisë:
VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË
Fsh. Baicë, Gllogoc, 10.03.2023 – 15:23. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë për motive deri më tani të pa njohura, e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të pa njohur. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin.