Tensionet në veri, siç duket kanë tensionuar situatën edhe Luginën e Preshevës në Serbi, të populluar me shqiptarë.
Emërimi i rrugës, ku tregon drejtimin për Preshevë, ka mbetur vetëm në gjuhën serbe “Preševo”. Shkrimi “Preshevë” është fshirëm, njofton Gazeta Papirus.
Për këtë ka reaguar Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, i cili ka njoftuar organet kompetente.
“Një qytetar ma dërgoi këtë tabelë, ku mbishkrimi në gjuhën shqipe është fshirë. I njoftova menjëherë organet kompetente dhe më premtuan se do ta përmirësojnë shumë shpejtë.’, ka thënë ai.