I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, është duke bërë përpjekje të organizojë një takim ‘ad hoc’ [për situatën në veri] mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bratislavë.
Kështu ka raportuar Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në Bruksel.
Sipas tyre, “kjo është ende një ide dhe një përpjekje” dhe “nuk ka konfirmime nga palët nëse janë apo jo të gatshme për një takim të tillë”.
Duhet shtuar se ditëve të fundit, situata në komunat veriore të Kosovës ka qenë mjaftë e tensionuar.
Për shkak të kësaj, gjatë ditës së djeshme ka pasur përleshje mes protestuesve serbë dhe KFOR’it.
Si pasojë e këtyre përleshjeve, rreth ushtarë të KFOR’it janë lënduar, ndërsa tre janë plagosur me armë zjarri.
Ndërsa komandanti i KFOR’it ka thënë se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, duhet të marrin përgjegjësi të plotë për atë se çfarë ka ndodhur dje.