GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Artan Nimani: Tenderë “sekretë” nga qeveria me vler 1.7 milion euro, në ditën e Pavarsisë

30/11/2024
në Ballina, Drejtësi, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Artan Nimani: Tenderë “sekretë” nga qeveria me vler 1.7 milion euro, në ditën e Pavarsisë
Share on FacebookShare on Twitter

Duket se qeveria e Kosovës ka nënshkruar tenderë “sekretë” në ditë feste.

Kandidati për debutet nga koalicioni AAK-NISMA, Artan Nimani, në një postim në “Facebook”, ka treguar më shumë rreth kësaj çështje.

Sipas Namanit qeveria ka nënshkruar tenderë me vlerë 1.7 milion euro, duke e kthyer një ditë simbol të unitetit në shembull të mungesës së transparencës dhe abuzimit me fondet publike.

”

MË 28 NËNTOR, QEVERIA SHËNON DITËN ME TENDERË SEKRETË
Në Ditën e Flamurit Kombëtar, institucionet qeveritare në Kosovë nënshkruan tenderë sekretë me një vlerë totale prej mbi 1.7 milion euro, duke e kthyer një ditë simbol të unitetit në shembull të mungesës së transparencës dhe abuzimit me fondet publike. Një datë e shenjtë për shqiptarët, ku nderohen sakrificat dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi, disa institucione publike në Kosovë kanë nënshkruar tenderë sekretë me një vlerë totale prej 1,776,664.64 euro. Në vend që kjo ditë të simbolizonte unitet dhe respekt për interesin publik, ajo është shfrytëzuar nga qeveria dhe institucionet vartëse për praktika të dyshimta dhe mungesë të thellë transparence.
Nga dokumentet e siguruara nga platforma eProkurimi, del në pah se disa tenderë janë nënshkruar më 28 nëntor, duke përdorur procedurën e negociuar pa publikimin e njoftimit të kontratës – një mekanizëm i njohur si “tender sekret”.
Ja disa nga shifrat që përbëjnë këtë skandal financiar (ka edhe tjera):
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror:1,200,000.00 euro
Ministria e Punëve të Brendshme:218,746.50 euro
Ministria e Infrastrukturës:288,418.14 euro
Agjencia Qendrore e Prokurimit:8,500.00 euro
Madhësia e abuzimit është e qartë: një shumë kaq e madhe parash është angazhuar përmes procedurave të dyshimta pikërisht në një ditë kur vëmendja e qytetarëve është e përqendruar te festa kombëtare. Në vend që të përfaqësojë ndershmëri dhe përkushtim ndaj publikut, qeveria dhe institucionet vartëse kanë zgjedhur ta shfrytëzojnë këtë moment për të miratuar kontrata pa transparencë.
Procedura e negociuar pa publikimin e njoftimit të kontratës justifikohet vetëm në rrethana emergjente dhe të jashtëzakonshme. Por në këtë rast, nuk ka asnjë arsye të dukshme që të justifikojë përdorimin e kësaj praktike në një ditë simbolike si 28 Nëntori. Për më tepër, ky veprim dëmton thellësisht integritetin institucional dhe vlerat që duhet të mbrojë një qeveri në shërbim të qytetarëve të saj.
Ky rast tregon edhe një herë kapjen e institucioneve nga grupe të ngushta interesi që veprojnë për përfitime personale dhe klienteliste. Nga agjencitë e pavarura deri te ministritë dhe komunat lokale, të gjitha këto njësi duket se ndjekin të njëjtën logjikë të shpërdorimit të fondeve publike në kurriz të qytetarëve. Kjo praktikë jo vetëm që vë në dyshim integritetin e institucioneve, por edhe minon besimin e qytetarëve në sistemin shtetëror.
Për një vend që synon forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, këto veprime janë pengesa të mëdha. Nëse fondet publike vazhdojnë të shpërdorohen me këtë ritëm dhe me këtë mungesë llogaridhënieje, qytetarët do të vazhdojnë të ndihen të tradhtuar dhe të zhgënjyer.
Flamuri kombëtar shqiptar, i cili valëvitet me krenari në këtë ditë historike, simbolizon sakrificat dhe aspiratat për një të ardhme të ndritur. Megjithatë, nën hijen e tij, qeveria dhe institucionet vartëse kanë zgjedhur të kryejnë veprime që shkelin integritetin dhe moralin e shoqërisë. Shifrat e tenderëve sekretë, të nënshkruar në mënyrë të fshehtë dhe në kundërshtim me frymën e transparencës, janë një akt tradhtie ndaj besimit të qytetarëve dhe sakrificave të atyre që luftuan për këtë flamur.
Në dritën e këtyre zhvillimeve, kërkohet një hetim i menjëhershëm dhe i plotë nga institucionet përkatëse, përfshirë Prokurorinë.
Prof. Dr. Artan Nimani”, thuhet në reagimin e tij të plot.
Tags: Artan NimanikosovaQeveria KurtiTenderet
ShareTweetShare
Previous Post

Franca dënon sulmin në Ibër Lepenc: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Next Post

Kurti lajmërohet nga fshati Varagë ku ndodhi sulmi terrorist: Kriminelët do të përballen me drejtësinë

Lajmet e fundit

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.