GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Temperatura rekorde në botë: Si ndikon Ballkani Perëndimor në ndryshimet klimatike

16/07/2023
në Botë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Më e keqja ‘po troket’: Pse 1 nga 5 vitet e ardhshme do të jetë më i nxehti në histori
Share on FacebookShare on Twitter

Qysh në fillim të korrikut të sivjetmë, rekordet për temperaturën më të lartë mesatare në botë u thyen tri herë brenda një jave.

Rekordi i ri u vendos më 7 korrik, kur bota ishte për 0.31 gradë Celsius më e nxehtë sesa në gusht të vitit 2016, kur ishte vendosur rekordi i mëparshëm.

Ndër shkaqet që kanë çuar në këto temperatura të larta është sasia e madhe e dyoksidit të karbonit në atmosferë. Në këtë sasi kontribuojnë edhe Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor – më së shumti Serbia.

Sipas agjencisë për klimën në Administratën Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sasia e rritur e dyoksidit të karbonit në atmosferë shkakton “ngritjen e temperaturës globale”.“Duke shtuar më shumë dyoksid të karbonit në atmosferë, njerëzit janë bërë katalizatorë të efektit serrë”, thuhet në ueb-faqen e kësaj agjencie.

Ndërkaq, Agjencia Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore (NASA) e SHBA-së pohon se efekti serrë është “proces që ndodh kur gazrat në atmosferën e Tokës e mbajnë brenda nxehtësinë e Diellit”, dhe shkaktohet nga “djegia e lëndëve djegëse fosile, si thëngjilli dhe nafta”.Ndonëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ndotësit më të mëdhenj të ambientit me dyoksid të karbonit, edhe ato kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës ndër vite.

Serbia është vendi që emeton ndjeshëm më shumë dyoksid të karbonit nga të gjitha vendet e rajonit brenda një viti, e ndjekur nga Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.Sipas të dhënave të Administratës Ndërkombëtare për Tregti (ITA) të SHBA-së, rreth 70 për qind e energjisë në Serbi prodhohet nga thëngjilli. Problem thelbësor, sipas Kornizës së Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), mbetet sistemi i ngrohjes në Serbi.

Tags: botenxehtëtemperatura
ShareTweetShare
Previous Post

KFOR-i: Ulja e prezencës policore në veri është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës

Next Post

Gjoshi: Dejona Mihali është një komuniste e qelbur, e do shkatërrimin e Kosovës

Next Post
Gjoshi: Po shihet qartë se në 2 vitet e fundit është krijuar një “Mafi Energjetike” – e cila ka shpërdoruar dhjetëra miliona euro të kosovarëve

Gjoshi: Dejona Mihali është një komuniste e qelbur, e do shkatërrimin e Kosovës

Lajmet e fundit

Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
ZPS për dëshmitarin e radhës: Ka qenë i ndaluar dhe është rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së

PDK-ja e shqetësuar që Specialja s’lejoi lirimin me kusht për Veselin, Krasniqin e Selimin

21/05/2025
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK: Ndërkombëtarët të shqyrtojnë moslirimin e përkohshëm të ish-bashkëluftëtarëve nga Specialja

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.