Marrëdhëniet mes presidentit ukrainas Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump janë aq të tensionuara sa mediat franceze po raportojnë se presidenti amerikan dyshohet se ka menduar ta anulojë krejtësisht vizitën – por se më pas është bindur nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Televizioni francez “BFM TV” pretendoi, duke cituar një burim diplomatik, se ekipi i Trump i tha Ukrainës të mërkurën se takimi do të anulohej, duke e shtyrë Zelenskyn të fliste me Macron, i cili ndërhyri në emër të tij.
Sido që të jetë, ftesa u kthye në tryezë dhe kështu sot pritet që Zelenskyy të shkojë në Shtëpinë e Bardhë– por, siç raporton The Guardian, patjetër që do të ketë një ndjenjë nervozizmi derisa jo vetëm të fillojë takimi, por deri në përfundimin e tij, me shumë çështje të mundshme që mund t’i nxjerrin bisedimet nga binarët.
Por është e dukshme se si gjuha e Trumpit për Zelenskyn është zbutur pas takimit të mbrëmshëm që pati presidenti amerikan me kryeministrin britanik, Keri Starmer.