Turqia sot po mban zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale, ku presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan dhe kundërkandidati i tij Kemal Kiliçdaroglu do të garojnë për të parin e vendit.
Përveç zgjedhjeve për president të Turqisë, qytetarët e këtij vendi do të zgjedhin edhe deputetët e ri të parlamentit, pra Asamblenë e Madhe Kombëtare, e cila ka 600 përfaqësues. Në zgjedhje janë regjistruar gjithsej 24 parti dhe përveç tyre do të marrin pjesë edhe një numër i madh kandidatësh të pavarur.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2014, prej fillimit të fushatës ka akuzuar kundërkandidatin se po bashkëpunon me terroristët dhe se po tenton t’ia dorëzojë Turqinë, Fondit Monetar Ndërkombëtarë.
I shoqëruar nga bashkëshortja Emine, ai është parë sot duke ia mësyrë vendvotimit ku është planifikuar të votojë.