Rey Manaj vijon të jetë një ndër emrat më të lakuar, sa i takon mundësisë për t’u transferuar sesionin e ardhshëm të merkatos.
Trajneri i Antalyaspor, Emre Belozoglu po përgatitet për të bërë një transferim “big” gjatë merkatos së verës. Belozoglu, i cili ka nisur punën e tij, po planifikon të shtojë në skuadër Rey Manajn, i cili po lë gjurmë në Turqi me fanellën e Sivasspor dhe emri i të cilit ka qenë në rendin e ditës me gjigantët e Superligës.
Emre, i cili e ka shqyrtuar me përpikmëri këtë transferim, dëshiron ta përfundojë transferimin duke përshpejtuar përpjekjet së bashku me drejtuesit e klubit.
Rey Manaj, ka luajtur 24 ndeshje zyrtare për Sivassporin në edicionin 2024-2025. Lojtari shqiptar, i cili është inetgruar në fushë për 1.950 minuta, ka ndikuar në rezultat me 10 gola dhe 5 asistime.
Ekipi i sulmuesi ndodhet në zonën e “ftohtë” dhe rrezikon rënin nga Superliga turke, çka ndryshimi i destinacionit do të ishte një lëvizje e zgjuar për Manaj./Gazeta Papirus/