Policia në Gjilan i ka shqiptuar gjobë një qytetari në vlerë të 300 eurove për shkak se e kishte tejkaluar shpejtësinë.
Personi në fjalë ishte duke vozitur 126 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50 kilometra në orë.
Komunikata e plotë:
Tejkalojnë shpejtësinë, drejtuesit i merret patentë shoferi
Gjilan, 19 Qershor 2023
Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik , kanë identifikuar një kundërvajtës duke drejtuar automjetet e tijë, ku ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) sipas shenjës së trafiku ku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar në 126 km/h.
Me këto veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë në vlerë prej treqind euro (300) euro, dhe masën mbrojtëse në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë