Polici a e Gjilanit ka njoftuar se njësiti i komunikacionit rrugor pas bashkëpunimit me qytetar, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, në bazë të fotos së dërguar shihet se ka tejkaluar në vijë të plotë.
Sipas policisë, me këtë veprim ngasësi i veturës ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.
Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pike negative dhe masën mbrojtëse në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.