Mbrëmjen e 12 majit, në rrugën ”Muharrem Fejza ” në Prishtinë pati të shtëna me armë zjarri. Policia ka bërë të ditur se në vendin ku ndodhën të shtënat mbrëmë në “Rrugën B” u gjetën dy lloje gëzhojazh. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dy vetura janë dëmtuar.
Periskopi përmes burimeve të saj mëson se njëri nga të dyshuarit është Faton Shala, i cili dyshohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Ndaj të njëjtit, Policia është vënë në kërkim.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se nga ky rast janë dëmtuar dy vetura, ndërkaq persona të lënduar nuk ka.
“Mbrëmë rreth orës 23:55 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ” Bardhyl Qaushi” në Prishtinë”.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, të cilat kanë rezultuar me gjetjen e dy lloje gëzhojash. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkaq dy vetura janë dëmtuar”.
Ai tutje deklaroi se policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve, dhe në të njëjtën kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.