Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe raporton se nuk ka persona të lënduar.
Njoftimi i plorë:
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.
Lidhur me këtë rast zyrtarët policor të stacioneve veriu dhe qendra kanë arritë që në lagjen Arbëria, të ndalojnë një automjet të dyshuar dhe të gjejnë dhe sekuestrojnë një armë AK-47, të cilën njëri nga të dyshuarit e ka hedhë në mbeturina.
Deri tani në stacion policor janë shoqëruar në stacion katër persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.