Të shtëna me armë raportohet të kenë ndodhur pak minuta më parë, pranë Pediatrisë në QSUT.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur tek parkimi i spitalit, ku një shtetas dyshohet se është vetëplagosur në mjetin e tij, i cili dyshohet se është punonjës policie.
Ende nuk ka informacione se si paraqitet gjendja shëndetësore e të plagosurit. Ndërkohë priten detaje të mëtejshme nga policia për të kuptuar më shumë rreth ngjarjes.