Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se në Prishtinë, persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së një personi tjetër, shkruan Gazeta Metro.
Të dyshuarit, siç njoftohet në raport, janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur 20 gëzhoja të cilat dyshohet se janë të armës automatike AK-47.
Po ashtu në raport shtohet se të lënduar nuk ka pasur.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Prishtinë 24.07.2023 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar 20 gëzhoja cal-7.62 mm, të cilat dyshohet se janë të armës automatike AK-47. Të lënduar nuk ka pasur, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar PK’ja.