Të paepur, të pafrikë”, do të jetë motoja e gjeneratës së 25’të të kadetëve të FSK’së.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka thënë se kjo moto do të jehojë në emër të Gjeneratës 2025.
Mehaj ka shkruar se kadetët janë të denjë për t’u thirrur në emër të motos që kanë përzgjedhur.
Shkrimi i tij i plotë:
Të paepur, të pafrikë”
Kjo është motoja që tani e tutje do të jehojë në emër të Gjeneratës 2025.
Kadetë të Gjeneratës 2025,
Ju me të vërtetë jeni të denjë për t’u thirrur në emër të motos që keni përzgjedhur.
Suksese në rrugëtimin tuaj të lavdishëm!