GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Te “Kafet e rakisë” me kalldrëm, qytetarët nostalgjikë për Prishtinën e vjetër

16/04/2023
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Te “Kafet e rakisë” me kalldrëm, qytetarët nostalgjikë për Prishtinën e vjetër
Share on FacebookShare on Twitter

Rruga “2 Korriku” në Prishtinë do të shndërrohet në rrugë me kalldrëm, e cila do jetë me mundësi kalimi vetëm për këmbësorë. Transformimi i kësaj rruge, që ndryshe quhet te “Kafet e Rakisë” po pëlqehet nga qytetarët, të cilët thonë se do t’u ngjasojë me Prishtinën e vjetër.

Qytetari Nasuf Zena thotë për KosovaPress se ideja për shtrimin me kubëza të rrugës “2 Korriku” është e mirë.

Ai potencon se Prishtina do duket shumë më mirë dhe do ngjasojë me qytetin e vjetër dikur.

“Sa i përket ndërtimit të kësaj rruge, unë besoj se është ide shumë e mirë. Shtrimi i saj në kubëza, ka qenë keq kjo para tyre dhe besoj që Prishtina do të duket shumë më mirë dhe do të ngjasojë me Prishtinën e vjetër kur ka qenë dhe do të ngjallë nostalgjinë e njerëzve pak më të vjetër. Është shumë më mirë dhe qytetarët po e pëlqejnë punën që po e bën kryetari deri tani….Kryetari ka shumë ide kreative”, thotë ai.

Januz Dautaj thotë se po i pëlqen transformimi i rrugës “2 Korriku” me kalldrëm. Ai shton se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është duke punuar.

“Shumë po më pëlqen dhe jo vetëm këto por edhe në shumë pjesë tjera. Me fjalë të tjera, Përparim Rama është duke punuar”, thotë ai.

Ismet Hoti shprehet shtrimi i rrugës në fjalë në kalldrëm, do të tregojë se sa e vjetër është Prishtina.

Ai thekson se Prishtina është duke ndryshuar.

“Ide e mirë është kjo. Mua më pëlqen sepse e kthen atë origjinalitetin e Prishtinës së vjetër edhe pse i ka humbur bukur shumë Prishtinës, por kjo është ide e mirë, sepse e kthen atë siç ka qenë, me ato kubëzat e vogla, që tregojnë se sa e vjetër është Prishtina, megjithëse këto janë të reja, por e kthejnë atë të vjetrën… Ata që janë rritur në Prishtinë, ua kthen kujtesën edhe atyre pak më të moshuar. Prishtina ka filluar të ndryshojë”, thotë Hoti.

Ndërsa, qytetari nga Korça, i cili banon në Prishtinë, Besmir Korça potencon se kjo rrugë tregon një kulturë antike, derisa kujton vendin e tij, që është e shtruar me kalldrëm.

“Kjo ide është shumë e mirë. Kjo tregon një kulturë të vjetër dhe antike. Ne kemi Korçën, është vendi i serenatave dhe e tërë rrugica është me kalldrëm. Kjo është një mrekulli që po bëjnë. Po tregon një kulturë të qytetit dhe iu lumtë që po bëjnë këto lloj rregullimesh”, shprehet ai.

Ndërkaq, Sadik Vrajolli thekson se me transformimin e kësaj rruge, ndjenja për qytetin e vjetër të Prishtinës do të jetë prezentë gjithmonë për ata që e kanë përjetuar atë kohë.

“Mirë është kur rinovohet diçka. Mendoj se në rregull është… Ekspertat e kanë paraparë që është e nevojshme, prandaj dhe kanë filluar ta bëjnë…. Është ndjenjë e qytetit të vjetër dhe është gjithmonë prezentë tek ata që e kanë përjetuar atë kohë”, theksoi ai.

Kujtojmë që, punimet e rrugës “2 Korriku” kanë filluar më 3 prill, ndërkaq pritet të përfundojnë brenda këtij muaji.

Tags: 2 KorrikuKomuna e Prishtinës
ShareTweetShare
Previous Post

Serbët në veri nuk duan zgjedhje pa pjesëmarrjen e Listës Serbe

Next Post

Butrint Imeri publikon video në rrjetet sociale përkrah një vajze

Next Post
Butrint Imeri publikon video në rrjetet sociale përkrah një vajze

Butrint Imeri publikon video në rrjetet sociale përkrah një vajze

Lajmet e fundit

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E rëndë: Gjendet trupi i pajetë i një maturanti 19-vjeçar në Strumicë

20/05/2025
Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.